
Naim Hasani, avokat në Britaninë e Madhe në një lidhje skype me ‘MCN Economy’ ka komentuar lidhur me numrin e lartë të shqiptarëve të larguar nga Shqipëria drejt Anglisë ku u shpreh se arsyet janë të paqarta. Ai tha se statistikat flasin për një numër të madh kërkesash për shqiptarët në Britani për azil, ndërsa theksoi se shifrat janë kontradiktore, por ministria e brendshme numëron jo më pak se 22 mijë kërkesa.
Faktikisht po të shohim numrin e shqiptarëve që kanë shkuar në Britani në vitin 2022 është shumë i madh për numrin e popullsisë shqiptare, por i vogël krahasuar me nacioliteteve të tjera që vijnë vazhdimisht. E vërtetë që kanë mbërritur 13.500 shqiptarë në rrugë ilegale me gomone, një fenomen që shokoi politikën britanike dhe organet kompetente të azileve, por duke parë ardhjen e numrit kaq të madh që po vinin lindi pyetja se çfarë po ndodh me shqiptarët dhe pse ata i drejtohen Britanisë dhe pse vendosin të marrin një udhëtim kaq të rrezikshëm? Faktikisht Britania nga ana saj, qeveria britanike e ka përgjigjen e saj që vijnë për arsye ekonomike dhe për një jetë më të mirë, por i mëshojnë shumë faktit që Shqipëria është kandidate për në BE dhe nuk shohin ndonjë arsye tjetër përveçse një jete më të mirë. Duke ju referuar kërkesave për azil të shqiptarëve, statistikat flasin për një numër të madh kërkesash për shqiptarët në Britani për azil. Të them të drejtën shifrat janë kontradiktore, por Britania duhet ti ketë të gjitha shifrat. Shifrat që ka nxjerr ministria e brendshme janë jo më pak se 22 mijë kërkesa dhe këto përbëjnë vetëm kryefamiljarët jo të gjithë familjarët duke përfshirë dhe pjesëtarët e tyre mund të shkojë në 40 mijë.
Më tej ai sqaroi se të gjithë ata persona që kapen ilegalisht në Britani dhe kthehen në vendin e tyre nuk mund të hyjnë dot më në Angli për 10 vite.
Një njeri vjen në mënyrë të paligjshme ose kërkon azil dhe i refuzohet atëherë nqs ata duhet të vijnë sërish në Britani në një mënyrë tjetër ligjore ata s’mund të hyjnë në Britani për një periudhë 10-vjeçare. Por nqs kthehen në mënyrë vullnetare është 12 muaj.
I pyetur se si janë procedurat për punësim në Britani, Hasani tha se janë shumë burokratike dhe aspak favorizuese për shqipatrët.
Janë procedura tejet burokratike që favorizojnë disa shtete dhe penalizojnë disa shtete të tjera. Janë disa profesione si në mjekësi ku kemi vende si India, Filipinet ka një numër të jashtëzakonshme që vijnë pa vështirësi dhe marrin leje, ndërsa sa i përket Shqipërisë e ka të vështirë të marrë leje. Është në sistemin e pikëve, pra duhet të ketë një numër kriteresh që janë gjuha, licenca e veçantë, rroga e caktuar, kualifikimi. Prioriteti kryesor këtu është të mbrojnë ata që jetojnë dhe punojnë në Britani dhe pastaj ata që vijnë të ofrojnë një punë që se bën dot një qytetar britanik. Pra procedurat për të ardhur në mënyrë të ligjshme janë shumë të vështira për të ardhur në Britani.



