Marrëveshja, kush lëshoi më shumë, Rama apo Basha? Habit Fleckenstein: "I dont Care!"

Marrëveshja, kush lëshoi më shumë, Rama apo Basha? Habit Fleckenstein: "I dont Care!"

Raportuesi për Shqipërinë ne Parlamentin Europian Knut Fleckenstein, shpreh kenaqesine per arritjen e marreveshjes politike ne Shqiperi, per te cilen ka kontribuar edhe ai.

Në një intervistë për ABC news, Fleckenstein pershendet fillimin e punês së komisionit ad-hoc për Vetingun dhe shpreh gatishmërinë për të nxitur hapjen e negociatave të anëtarêsimit pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Si e shihni ju marrëveshjen Rama-Basha? A mori Basha më shumë se ç’pritej, apo Rama lëshoi më shumë pe për të qëndruar në pushtet?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: 

« Nuk më intereson fare. Vertet nuk më intereson. Nëse kryeministri dhe lideri i opozitës gjetën dakortësi për mënyrën se si të zhvillojnë zgjedhjet e përgjithshme dhe për të gjitha elementet e nevojshme që paraprijnë zgjedhjet, unë jam i kënaqur me këtë. Jam shumë i lumtur, që Mcallister, Lee dhe ndoshta dhe unë kontribuam për këtë rezultat, pro në fund, ishin 2 bosët që vendosën se si do të vijojnë. Ky është një hap pozitiv dhe shpresoj që njjë dakortësi e tillë të arrihet pa asistencën tonë herën e ardhshme ».

Flitet që mund të ketë një koalicion midis partisë socialiste dhe asaj demokratike pas zgjedhjeve. A është Shqipëria gati për koalicione të mëdha të qeverisjes së të majtës dhe të djathtës siç e kemi parë në vendin tuaj Gjermaninë, apo në Francë pas zgjedhjes së Presidentit Macron?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: « Për mua, koalicionet e mëdha janë gjithnjë një përjashtim, edhe pse në Gjermani u bënë vite që vendi qeveriset nga një koalicion i madh. Nëse nuk do ketë asnjë alternativë tjetër për koalicion, atëherë një koalicion i tillë i madh, qoftë dhe teorikisht, mund të formohet. Pse jo ? »

Do jeni pjesë a misionit vëzhgues të PE-së në Tiranë ?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: «Jo, nuk do jem, por di që ka shumë kolegë që do shkojnë atje dhe jam i sigurtë që ata do bëjnë një punë të mirë. Unë do jem i lumtur të pres rezultatin dhe pastaj ne do vazhdojmë punën për integrimin e Shqipërisë në BE ».

Prioriteti juaj permanent ka qenë reforma në drejtësi me fokus zbatimin e proçesit të Vettingut. A jeni i kënaqur me fillimin e punës së komisionit ad-hoc ?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: «Jam i kënaqur që një nga prioritetet e kryeministrit ishte zbatimi i Vetingut dhe kjo ka filluar. Nuk ka dyshim që pas zgjedhjeve, puna për Vettingun do vazhdojë. Kjo ishte dhe është parakusht për hapjen e negociatave të anëtraësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ne do të nxisim që kjo të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur ».

A mendoni se ka garanci të mjaftueshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: « Nuk e di nëse një kompromis i tillë ishte i nevojshëm, por tani që edhe partitë e opozitës shohin që kjo mund të arrihet, nuk kam se si t’a shoh ndryshe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy