Fast food, pije energjike dhe cigare/ Jeta e çmendur e DJ suedez Avicii

Fast food, pije energjike dhe cigare/ Jeta e çmendur e DJ suedez Avicii

DJ Avicii, i cili u nda nga jeta në moshën 28-vjeçare pak ditë më parë, ka ndjekur një dietë aspak të shëndetshme ndërsa udhëtonte nga kontinenti në kontinent.

Ylli suedez i muzikës, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling, u gjet i vdekur të premten në Muscat, Oman.

DJ me famë botërore ka folur shpesh për luftën e tij me ankthin dhe abuzimin me alkoolin. Në një intervistë dhënë revistës “GQ”, në vitin 2013, ai është shprehur se turnetë nga kontinenti në kontinent kanë pasur pasoja serioze në shëndetin e tij.

“Jetoj në udhëtim, me valixhen gati. Ka alkool falas gjithandej duket paksa e çuditshme të mos pish. Fillimisht e nis për të rritur besimin te vetja, më pas bëhesh i varur. Ndoshta pi më shumë se duhet. Por kam një rregull: nuk pi dy ditë rresht”, është shprehur ai.

Gazetari që ka realizuar intervistën thotë se me ritmin e çmendur të jetës, Avicii ushqehej pa rregull me produkte fast food, Red Bull dhe cigare.

Pas problemeve për shkak të pijes, ai u tërhoq nga performancat live në vitin 2016.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy