
Një mesazh hapës për të ftohur klimën e tensionit në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë një darke institucionale në Nju Jork.
Kina është e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-në për të gjetur mënyrën e duhur për t’u marrë vesh në epokën e re mbi bazën e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit të favorshëm.
Kështu deklaroi Presidenti kinez Xi Jinping, në krye të Partisë Komuniste me një mandat të tretë, në një mesazh të lexuar në darkën vjetore gala të Komitetit Kombëtar për Marrëdhëniet SHBA-Kinë (NCUSCR) në Nju Jork.
Në mesin e nëntorit, me rastin e samitit të G20-ës në Bali të Indonezisë, Xi mund të ketë të parën përballje personalisht, me presidentin amerikan Joe Biden.



