
Gjykata e Tiranës dënoi me 60 orë punë në komunitet ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi, për akuzën e falsifikimit të vulave, stampave apo formularëve.
Fillimisht Roshi është dënuar me me 7 muaj e gjysmë burg. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Roshit u reduktua në 5 muaj. Sipas kërkesës së prokurorisë, gjykata e pezulloi ekzekutimin e dënimit dhe e konvertoi në punë në interes të publikut.
Akuza ka të bëjë me formularin e dekriminalizmit, në të cilin Roshi nuk ka deklaruar precedentët penalë në Itali.
Vetë ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës ka pranuar faktin se e kishte falsifikuar formularin.
Sipas prokurorisë, Rroshi rezulton i dënuar vetëm në Itali me 1 vit e 4 muaj burg për akuzën për veprën penale ‘përdhunim në grup’.



