“Kontrata e nënshkruar me TAP nuk ka pasur asnjë llojë përfitimi simetrik të shtetit shqiptar si me vendet e tjera ku kalon ky projekt, për shembull Greqia”.
Ky është qëndrimi i kryeministrit Rama i cili lajmëroi nisjen e negociatave me grupin e investitorëve për të përfituar sa i takon Shqipërisë në këtë projekt. Rama i bëri këto deklarata në ceremoninë e Mbërritjes së Tubave të Parë të TAP në Shqipëri.



