Arrestimi i Edmond Begos në Greqi, PD: Qeveria po mbron trafikantët (VIDEO)

Arrestimi i Edmond Begos në Greqi, PD: Qeveria po mbron trafikantët (VIDEO)

Partia Demokratike akuzon qeverinë se po mbron trafikantët. Në emër të selisë blu, deputeti Edi Paloka reagoi në lidhje me arrestimin dje në Igumenicë nga policia greke të Edmond Begos, i cili rezulton i dënuar nga Italia për trafik droge.

Paloka tha se policia shqiptare mbylli sytë për anëtarin e bandës së Aldo Bares që jetonte i lirë në Shqipëri dhe bënte biznes nën mbrojtjen politike të kësaj qeverie.

“Mbrëmë vonë u mësua se policia greke ka arrestuar një prej eksponentëve të krimit të organizuar, anëtarin e bandës së Aldo Bares, i dënuar në Itali me 21 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge, biznesmenin e lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës, Edmond Bego.

Pavarësisht se ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, trafikanti ndërkombëtar i drogës, anëtari i bandës së Aldo Bares, jetonte i lirë në Shqipëri, ku drejtonte edhe një biznes ndërtimi, nën mbrojtjen politike të kësaj qeverie. Nëse Edmond Bego nuk do ishte nisur me pushime në Greqi, sot shqiptarët nuk do të dinin se një kriminel i rrezikshëm, ka vazhduar të pasurohet lirisht duke u lidhur direkt me disa nga njerëzit më të pushtetshëm në vend, edhe pse ishte i dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali”, tha Paloka.

Duke akuzuar deputetin socialist, Taulant Balla, se po mbron trafikantët e drogës, Paloka shtoi se Partia Demokratike në ditët në vijim do të bëjë transparencë për shqiptarët mbi arsyet se përse ligji nuk ka vepruar ndaj Edmond Begon, i cili njihet me emër tjetër për Italinë, me emër tjetër për drejtësinë, me emër tjetër për biznesin.

“Sot kërkojmë edhe nga prokuroria të nisë menjëherë hetimet për të zbardhur arsyet e moszbatimit të ligjit dhe mosveprimit të Policisë së Shtetit ndaj këtij trafikanti ndërkombëtar droge”, tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy