Lufta në Mali, francezët lëshojnë mushkat robotë në front

Lufta në Mali, francezët lëshojnë mushkat robotë në front

Një evoulim i prototipeve të para të inteligjencës artificiale do të eksperimentohet në Sahel.

Ju kujtohet 'Big Dog', mushka robotike e përfytyruar nga Boston Dynamics? Hapte horizonte të reja për luftërat tokësore, por kishte shumë kufizime dhe nuk pati sukses. Tepër e zhurmshme, u tha.  Se si ia arritën inxhinierët francezë t’i kapërcenin të gjitha këto, mbetet ende një mister.

Vrapi i robotëve për luftim i ngjan tashmë një gare për primatin teknologjik. Franca po shkëlqen në robotikë, pohoi Florence Parly, ministri i Mbrojtjes. Në Sahel, Parisi do të provojë luftimet e së ardhmes për për të nxjerrë mësime operative. Do të dërgojë në shesh mushka të këmbësorisë mekanike, robotë elektrikë të pazëshëm që do të lehtësojnë barrën e luftëtarit.

Automatikë që mund të ecin në rërë, të kalojnë pengesa, duke i bërë më të paparashikueshme veprimet e forcave speciale.

Mund të njohin disa komanda zanore. Pa dyshim që ndjekin besnikërisht detyrat e caktuara. Janë autonomë për qindra kilometra dhe transportojnë një ngarkesë prej së paku 500 kilogramë për një distancë kohore rreth 72 orë.

Ngarkojnë në “shpinë” thasë, municione, ushqime, ujë, togje e bateri. Mund të karikojnë me energji elektrike aparatet elektronike të ushtarëve dhe t’i ndriçojnë në kampingjet e natës. Duke u bërë po aq të rëndësishëm sa dikur kafshët nëpër male.

Nuk është e qartë si do të emërtohen apo çfarë aftësish kanë saktësisht. Megjithatë duhet të jenë mbresëlënës. Janë provuar 15 ditë më parë në poligonin e stërvitjes për luftën urbane të Suippes-it. Tani janë gati të ngarkohen dhe të dërgohen në Mali.

Ideja është që të zëvendësohen kafshët e gjalla, të jenë të afta për të shkuar gjithandej, të kapërcejnë pengesat, të ngjiten në shtigje të ngushta, të rrinë në ekuilibër etj. /sipas Avvenire, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy