130 eurodeputetë kërkojnë një taksë për pasurinë e super të pasurve

130 eurodeputetë kërkojnë një taksë për pasurinë e super të pasurve

Më shumë se 130 eurodeputetë kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar taksimin e pasurisë së super të pasurve dhe me të ardhurat do të mbështetet “tranzicioni ekologjik dhe social”.

Propozimi ynë është i thjeshtë, të vendoset një taksë progresive mbi pasurinë e ultra të pasurve në shkallë ndërkombëtare për të reduktuar pabarazitë dhe për të marrë pjesë në financimin e investimeve të nevojshme për tranzicionin ekologjik dhe social.

Kështu shkruan në Le Monde, eurodeputetja Aurore Lalucq, nga grupi socialist dhe demokrat dhe ekonomisti Gabriel Zucman, ndër frymëzuesit e fushatës.

Autorët lënë të kuptohet për idenë e një takse 1.5% mbi asetet prej 50 milionë euro, ndërsa theksojnë se niveli i saktë i taksës do të duhet të vendoset kolektivisht dhe në mënyrë demokratike.

Lalucq dhe Zucman, kujtojnë se në vitin 2018 Elon Musk, në atë kohë i dyti në renditjen e më të pasurve në botë, nuk pagoi asnjë cent nga taksat federale dhe se në Francë 370 familjet më të pasura tatohen mes 2 dhe 3 për qind.

Peticioni u nënshkrua kryesisht nga eurodeputetë ambientalistë dhe të majtë, një numër i madh ekonomistësh dhe OJQ ndërkombëtare, përfshirë Oxfam.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy