Madridi më i dobët që nga koha e Mourinhos

Madridi më i dobët që nga koha e Mourinhos

Pesë vite më vonë, Real Madridi e sheh vetën në një situatë të vështirë në luftën për titullin e La Ligas.

Pas humbjes shokuese 2:1 nga Girona, Real Madridi ka mbetur në kuotën e 20 pikëve pas 10 xhirove, shkruan Gazeta Express.

Gjashtë fitore, 2 barazime dhe 2 humbje, këto janë statistikat e “Los Blancos” në këtë fillim sezoni.

Pesë vite më vonë, Real Madridi e sheh vetën në një situatë të vështirë në luftën për titullin e La Ligas, sezoni më i dobët i “Los Blancos” që nga edicioni 2012/13.

Statistikat tregojnë se Real Madridi i Jose Mourinhos ishte në një situatë të tillë vite më parë saktësisht pesë muaj pasi ishte shpall kampion (2012), tetë pikë prapa Barcelonës me vetëm 20 pikë të grumbulluara pas 10 xhirove.

Atë edicion, i fundit për Jose Mourinhon në “Santiago Bernabeu”, Reali përfundoi prapa Barcelonës me 15 pikë.

Në sezonin 2006/07, Real Madridi i Fabio Capellos gjithashtu kishte grumbulluar vetëm 20 pikë pas 10 xhirove, por ishte vetëm tri pikë prapa Barcelonës, që kishte grumbulluar 23.

Kjo është një situatë e vështirë për Zinedine Zidane pasi sipas MARCA-s, Madridi kurrë nuk e ka fituar titullin kur ka qenë tetë pikë prapa liderit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy