Një ministër kyç i presidentit brazilian, Michel Temer, Geddel Vieira Lima sekretar i qeverisë njoftoi se ka paraqitur sot dorëheqjen pas vënies nën shënjestrën e akuzave për trafik influence.
Kjo dorëheqje rindezi krizën politike në Brazil, ndërsa Michel Temer është gjithashtu i akuzuar në polici nga një ish-ministër se ka ushtruar presion në favor të Vieira Lima për t’a ndihmuar për zgjidhjen e një problemi në pasuritë e patundshm në sektorin privat.
“Pas një reflektimi të thellë, paraqita kërkesën për dorëheqje”, njoftoi sot Vieira Lima në një letër publikuar në media.
Ky i fundit ishte një nga personat kryesorë më të besueshëm të Michel Temer, ish-zëvendëspresident i qendrës së djathtë të Brazilit që pasoi në fund të gushtit presidenten e së majtës, Dilma Rousseff, e shkarkuar nga Parlamenti për mashtrim me fondet publike në kushtet e një procedure mjaft të diskutueshme.
Kjo krizë e re vjen në një klimë politiko-gjyqësore sërish mjaft të tendosur në Brazil, që mezi po del nga një recesion i thellë ekonomik ku ndodhet prej fundit të 2014.



