Fauci: Imuniteti i tufës arrihet kur të vaksinohet 90% e popullatës

Fauci: Imuniteti i tufës arrihet kur të vaksinohet 90% e popullatës

Eksperti më me emër i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka deklaruar se për 'imunitetin e tufës' duhet të vaksinohet deri në 90% e popullatës. Sipas Fauci-t sa më shumë njerëz të bëjnë vaksinën aq më shumë janë edhe shanset për të mposhtur pandemisë.

“Ne me të vërtetë nuk e dimë se cili është numri real. Unë mendoj se diapazoni real është diku nga 70 deri në 90 për qind për të fituar imunitetin e tufës. Kur sondazhet thonin se vetëm rreth gjysma e të gjithë amerikanëve do të bënin vaksinën, unë thosha që imuniteti i tufës do të arrihej me 70 deri në 75 për qind,”- i ka thënë Fauci gazetës Times.

Ndër të tjera eksperti I sëmundjeve infektive deklaroi se I kupton ata të cilët kanë frikë të bëjnë vaksinën për shkak të teorive konspirative që I rrethojnë.

Këto deklarata tij erdhën teksa në SHBA është raportuar për më shumë se 3.000 vdekje për të dytën ditë radhazi. Numri i të vdekurve në SHBA arriti në 326,333 nga mesnata e së mërkurës, sipas të dhënave të Reuters.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy