Aktivisti për emigracionin në Britaninë e Madhe, Daniel Nikolla, duke folur në “Mcn Informacion” theksoi që po rritet vala e njerëzve që duan të kontribuojnë në Shqipëri, por jo të jetojnë në Shqipëri. Nikolla vë në dukje se Shqipëria është një vend “ku injorantit duhet t’i dëgjohet fjala”.
“Numrat e shqiptarëve në Angli janë të ulur, por besoj që kjo u faturohet marrëveshje, që nga aspekti i Britanisë së Madhe janë pozitive. Marrëveshjet e kryera janë unike ndër të gjitha shtetet që kanë emigrantë ilegalë në Britaninë e Madhe, pasi e bëjnë shumë të vështirë qëndrimin e emigrantëve. Përdorimi i fëmijëve për të marrë dokumentacion po bëhet i vështirë sepse legjislacioni po ngushtohet. Shqiptarët në vende si Greqia dhe Italia janë mëse të integruar. E njëjta gjë po ndodh edhe me shumë shqiptarë që kanë zgjedhur Gjermaninë, që janë profesionistë. Po rritet vala e njerëzve që duan të kontribuojnë në Shqipëri, por jo të jetojnë në Shqipëri. Më vjen keq për intelektualë të shquar në Shqipëri, sepse injorantit i duhet t’i dëgjohet fjala!"



