Zaev ofendon shqiptarët: Vota e tyre s’vlen as 5 pare

Zaev ofendon shqiptarët: Vota e tyre s’vlen as 5 pare

Pesë ditë para zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut, në mediat sociale po qarkullon një përgjim, ku dëgjohet ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, teksa ofendon shqiptarët.

Në bisedën ndërmjet Zaevit dhe një personi tjetër, trajtohet tematika e votave. Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut dëgjohet teksa thotë se “shqiptarët nuk vlejnë as për pesë pare”.

Më pas, personi tjetër i përgjigjet se rreziku tek shqiptarët qëndron se “ata kanë luftëtarë”. Ndërsa Zaev i thotë se “luftëtarët gjenden gjithandej në botë”.

Ky material ka shkaktuar jo pak reagime, duke bërë që edhe vetë protagonisti i tij të bëjë një postim në rrjetet sociale, e të konfirmojë atë që thotë edhe në audion e përgjuar..

BDI nuk vlen pesë pare në tregun e votave. Ky është qëndrimi im sot, ishte qëndrimi im edhe atëherë, në kohën kur u inçizua biseda e publikuar sot. Kishin 20 deputetë, u përgjysmuan në 10, në këto zgjedhje do të kenë edhe më pak. Sidoqoftë, përkundër faktit që BDI nuk vlen as për pesë pare, më 27 prill 2017, unë mbrojta jetën e Talat Xhaferit me jetën time.

Më tej ish-kryeminisri vë bnë dukje se e ka dëshmuar dashurinë dhe respektin për shqiptarët me vepra.

E sollëm ligjin për gjuhët, kujdesemi për të gjitha komunitetet, kam qenë i pari që u kam bërë thirrje maqedonasve që të votojnë për shqiptarët dhe shqiptarët për maqedonasit, kam qenë i pari që hapa partinë për zyrtarë të lartë shqiptar, isha i pari që formova një koalicion parazgjedhor me një parti shqiptare dhe personalisht dhe familjarisht jam i lidhur me shqiptarët, jam kumbar i Muhamed Zekirit dhe kjo është një kënaqësi e madhe për mua.

Sipas ish-kryeministrit, publikimi i këtij manipulimi të turpshëm dëshmon edhe një herë se vota për BDI është votë për Mickoskin dhe Gruevskin.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy