A (s)’jemi Një?

A (s)’jemi Një?

Nga Fatjon Baze Gazetar sportiv

Largimi i Milot Rashicës tek kombëtarja e Kosovës për të parfaqësuar vendin ku ai ka lindur, ka ngjallur një debat të madh në opinion.

Ashtu si përherë ne kemi nisur që t’i ofendojmë lojtarët që nuk pranojnë të luajnë me ne, dhe në këtë rast, nuk ka bërë përjashtim as 20-vjeçari Milot Rashica, me të cilin kemi vepruar njëlloj si me lojtarët që nuk kanë pranuar të vinë të na përfaqësojnë. Kemi nisur duke i kujtuar të gjitha të mirat që i kemi bërë atij, pasi siç dihet Rashica është një futbollist që është rritur në kombëtaret zinxhire të përfaqësues shqiptare dhe ta etikojmë dhe me fjalën tradhëtarë.

Vendimi që Rashica ka marrë nuk mund të quhet, as tradhëti dhe as largim nga kombëtarja shqiptare, pasi në fund të fundit po përfaqëson vendin ku ka lindur dhe ku ka familjarët e tij. Ofendimet tona apo sharjet që kemi bërë ndaj tij janë me të vërtetë banale, pasi në këtë mënyrë po tregojmë një realitet të hidhur, që ai gëzim që kemi përjetuar në momentin që Kosova u pranua me te drejta të plota si në UEFA dhe FIFA, ishte krejt falcitet nga ana jonë dhe duhet që t’i fshim komentet apo fotot entuziaste që kemi shpërndarë në facebook, pasi po tregojmë që kemi qenë kundër.

Ne nuk duhet që të ndihemi aspak xhelozë për kalimin që lojtarët Kosovarë do të shkojnë të luajnë për vendlindjen e tyre, përkundrazi duhet që t’i falenderojmë dhe t’i mbështesim njëlloj siç i kemi mbështetur me Shqipërinë. Ne jemi me fat dhe duhet që të ndihemi krenarë, që dy shtete shqipëfolëse, do të na përfaqësojnë në këto eliminatore të botërorit, dhe jo të zihemi dhe të ofendojmë njëri-tjetërin që po na “rrëmbeni” lojtarë. Unë si tifoz do të bëjë tifo njëlloj si për Shqipërinë ashtu dhe për Kosovën, njëlloj siç kanë bërë tifozat kosovarë për ne, që falë tyre stadiumet tona sa herë ka luajtur kombëtarja kanë qenë plot dhe mbështetja dhe entuziasmi në shkallë ka qenë më i madh.

Ndaj çdo vendim që lojtarët kosovarë mund të marrin për të përfaqësuar vendlindjen e tyre, nuk duhet që ta shoqërojmë me inate dhe racizëm, pasi në asnjë lloj mënyre dhe me asnjëlloj të drejte nuk mund ti etiketojmë me fjalën tradhëtar!

Ne duhet ta përkrahim Kosovën që të rritet në nivele të larta duke qene se është një kombëtare e re dhe jo të krijojmë probleme mes njëri tjetrit. Ndaj ky debat i kot që ka nisur duhet që të marrë fund, pasi nuk përfitojmë asgjë, përveçse do të thellojë akoma dhe më shumë urrejtjen që po bëjmë ndaj njëri-tjetrit.

Sepse në fund banderolën “Jemi Një” në rast se vazhdojmë në këtë mënyrë duhet ta kthejmë në “S’jemi Një”!!!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy