
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se sot deputetët në Parlament kanë qenë të rrethuar nga forcat e sigurisë. Duke folur jashtë Kuvendit, pas përfundimit të seancës planare Bardhi tha se salla ishte e mbushur me forca sigurie se në Kuvend ishte paraqitur kryehajduti i Shqipërisë.
Pse ju gënjeu Nikolla kur mohoi urdhrin për të mbushur me punonjës të Gardës sallën e Kuvendit?
Deputetët kanë qenë të rrethuar nga forcat e sigurisë. E vetmja arsye pse sot salla ishte e mbushur me forca speciale ishte se në Kuvend ishte paraqitur kryehajduti i Shqipërisë, një frikacak që për të ardhur në një Kuvend, kishte mbushur sallën me punonjës sigurie.
Opozita do të dëshironte që kjo seancë të ishte normale, të kishim shkëmbim të ideve.
4 minuta e 29 sekonda seancë plenare do të thotë që Kuvendi është futur në paligjshmëri.



