
"Shqipëria, vendi i Ballkanit i goditur nga varfëria, mori statusin e vendit kandidat për në BE disa vjet më parë. Komisioni Europian tani dëshiron të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë për anëtarësimin e tyre ne union. Ajo madje përmend një vit në të cilin anëtarësimi duhet të jetë një fakt: 2025". Kështu e nis shkrimin e saj gazeta holandeze "De Telegraaf", që paralajmëron votën kundër të Holandës në takimin e liderëve të vendeve të BE-së në samitin e Brukselit në 28 dhe 29 qershor.
Në një shkrimin me titull ‘Holanda bllokon pranimin e Shqipërisë në BE’, gazeta shkruan se shumica e partive të parlamentit holandez janë kundër hapjes së negociatave dhe shkak për këtë janë bërë shqetësimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin.
“Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thotë ministri i Punëve të Jashtme Blok. “Më parë duhet bërë më shumë përparim në këto pika”, por Blok nuk ia mbyll derën përfundimisht Shqipërisë akoma.
Kjo është arsyeja pse Shtëpia tani vendos një shkop prapa derës. Grupet parlamentare të VVD, CDA, CU, PVV, SP dhe 50Plus po ndalojnë qeverinë holandeze të pranoj hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Ndërsa një prej deputetëve të CDA, Van Helvert në prononcimin për gazetën pranon ndikimin rus dhe atë kinez në në Ballkanin Perëndimor.
Por sipas tij kjo nuk është një arsye për të bërë pazare për anëtarësimin me parimet dhe standardet europiane.
"Po nuk ka progres në Shqipëri, për shembull në reformën e gjyqësorit, nga tetëqind gjyqtarët vetëm dhjetë janë testuar. Atëherë nuk mund të thuash, vendi është gati për negociata për anëtarësim", tha deputeti.
Vetëm D66 dhe GroenLinks duan që BE të fillojë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë rreth pranimit. Partitë besojnë se vendet do të kujdesen mirë për sundimin e ligjit, qasjen ndaj krimit dhe luftën kundër korrupsionit nëse kanë një perspektivë të qartë të pranimit.
“Por negociatat nuk do të thotë se ata mund të bashkohen me unionin”, tha deputeti Verhoeven i D66. “Nuk është aspak shpej”, sipas tij”, perfundon artikulli.



