
Trajneri Edi Reja do të vijoj të jetë në krye të kombëtares shqiptare.
Këtë e konfirmoi dhe presidenti i Federatës shqiptare të futbollit , Armand Duka në një konferencë për media sot përballë gazetarëve.
“"Në futboll edhe finalistja dhe fituesja e kupës së Botës nuk merr notën 10, vlerësimet janë subjektivet, nga 1-10 do t’i vendosja 8. Trajneri dhe stafi dhe që ne e kemi filluar një projekt. Reja është krye trajner, por ka dhe staf që punojnë në departamentet e FSHF-së. Ne kemi projekt me të gjithë që kanë nisur punë te stafi teknik i Rejës. Më 16 dhjetor hidhet shorti Ligës së Kombeve, ndeshjet zhvillohen në qershor dhe shtator, kontrata e trajnerit përfundon në nëntor të vitit të ardhshëm. Kontrata është marrëdhënie e dy anshme, nuk mund ta them vetëm unë, se ai mund të deklarojë vetë nëse do të largohet. Në shtator mbaron Liga e Kombeve dhe në nëntor ka ende kohë. Reja e ka ndihmuar Kombëtaren, ka prodhuar shumë futboll. Ka kënaqur shumë me lojën e bukur”, tha Duka.
Sipas tij, trajneri italian ka bërë një arritje të jashtëzakonshme me kuqezinjtë në kualifikueset e Kupës së Botës dhe nuk duhet ti hiqet asnjë meritë.
Reja është krye- trajner, por ka dhe staf që punojnë në departamentet e FSHF-së. Ekipi Kombëtar ka grumbulluar 18 pikë si asnjëherë tjetër, ka pasur paraqitje pozitive. Ai ka rinovuar ekipin dhe është premtues për të ardhmen. I gjithë ekipi nga drejtuesit e departamentit në FSHF deri te futbollistët dhe trajneri dhe stafi teknik për mendimin tim kanë bërë një punë të kënaqshme dhe e kanë arritur objektivin.”
Duka foli dhe për çështjen Broja për të cilin shpjegoi gjithë situatën e ndodhur në Angli.
”Nuk ishte pjesë e ekipit në Angli për arsye se ishte i dëmtuar. U bashkua ekipit në Londër dhe bëri stërvitje individuale, dhe nuk luajti për dyshimin sesi ai ndihej. Janë individët që bëjnë grupin dhe duhet të menaxhosh sa më mirë. Pas ndeshjes Broja ka kërkuar që të rikuperohej te Sauthemptoni.”
Kombëtarja shqiptare arriti të sigurojë vendin e tretë në kualifikueset për në botërorin e Katar 2022 dhe si një asnjëherë më parë në histori arriti të grumbullojë 18 pikë në një kompeticion të këtij niveli.



