Sociologia Alkida Myftaraj në 'MCN Informacion' ka komentuar mbi homoseksualizmin duke u shprehur se homoseksualizmi vjen në mënyrë shoqërore.
Ajo tha se sjelljet seksuale kanë qenë të orientuara nga kënaqësitë, njerëzit kanë pasur mundësinë që të zgjidhnin nëse donin të kishin një orientim homoseksual apo heteroseksual, pra ishte një sjellje që kushtëzohej nga kënaqësia.
Sipas saj e thënë thjeshtë nuk ka pse të konsiderohet e lindur, ajo është dëshira e kënaqësisë që personi merr.
Zhvillohet nga disa role që merren që në fëmijëri që i atashojmë nëpërmejt sjelljes, është diçka që vjen në mënyrë të pavetëdijshme, po përtej kësaj elementi i homoseksualizmit e gjykoj se vjen në mënyrë shoqërore, sjelljeve të atashuara të personalitetit.
Sjelljet seksuale kanë qenë të orientuara nga kënaqësitë, njerëzit kanë pasur mundësinë që të zgjidhnin nëse donin të kishin një orientim homoseksual apo heteroseksual, pra ishte një sjellje që kushtëzohej nga kënaqësia.
Në rast se ne do e kthejmë në perversitet një sjellje që orientohet nga kënaqësia dhe zgjedhja e një personi i bie që të ishim pervers nga çdo zgjedhje që ne bëjmë.
Nëse do gjykosh perversitet diçka që vjen nga zgjedhja dhe kënaqësia i bie të ishim të gjithë pervers. Në rastin e homoseksualizmit kemi të bëjmë me sjellje të administruara në sajë të normave shoqërore. Është dëshira e kënaqësisë që ai merr, është shumë e thjeshtë, nuk ka pse të jetë i lindur.
Në shoqëritë tradicionale si ajo shqiptare që s’kanë një qasje open për gjininë dhe seksin është shumë i ulët përqindja e prindërve që ti çojnë fëmijët drejt një qasje të tillë në mënyrë të vetëdijshme. Kemi baballarë që ushtrojnë njëlloj trysnie ndaj fëmijës që ti duhet të jesh burrë.
Në vetvete fëmija në momentin që ka një frustim ndaj një prindi, apo atashimi që nënat i bëjnë djemve të tyre kjo mund të shërbejë si njëlloj elementi që këta djem që në fëmijëri të imitojnë sjelljet e mamave. Fazat e atashimit ndryshojnë gjatë moshës, ne brumosemi nga familja.



