Policia e Moskës ka arrestuar një burrë që hodhi një koktej molotov në mauzoleumin e themeluesit të Bashkimit Sovjetik, Vladimir Lenin, raportuan disa kanale Telegram të martën. Varri i liderit bolshevik, i vendosur në zemër të kryeqytetit rus, nuk pësoi asnjë dëmtim. Autori ishte një 37-vjeçar, banues në qytetin Chita, në Rusinë Lindore. Burri thuhet se erdhi në Sheshin e Kuq rreth orës 22:00 me orën lokale të hënën, në prag të ditëlindjes së tij, dhe hodhi shishe me molotov mbi varrin e tij. Shishja është copëtuar duke shkaktuar zjarr. Autori u kap nga policia në vendngjarje dhe se autoritetet kanë hapur një hetim me akuzën e mosbindjes ndaj një oficeri të zbatimit të ligjit. Mauzoleumi ka shërbyer që nga viti 1930 si vendi i fundit i prehjes së Leninit, i cili ndërroi jetë në vitin 1924.



