Kurti në Tiranë/ Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, mes temave që do të diskutohen me Ramën (VIDEO)

Kurti në Tiranë/ Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, mes temave që do të diskutohen me Ramën (VIDEO)

Kryeministri Albin Kurti, ka dhënë detaje për vizitën zyrtare që do të zhvillojë nesër në Shqipëri.

Në vizitën e tij të parë si kryeministër, por edhe jashtë Kosovës, Kurti ka parashikuar takime me Ramën, Ruçin, Metën, Veliajn dhe Bashën.

Ai tha se do të ketë diskutime jo vetëm për Kosovën, por edhe për Ballkanin Perëndimor.

 ‘’Do të ketë takime me krerët e të gjitha institucioneve në Tiranë. Do të ketë diskutime, përfshirë edhe Ballkanin perëndimor. Ne do të shprehim qëndrimet tona dhe do të flasim pas takimit’’, tha ai në një prononcim për mediat në Kosovë.

12.33h-  Kryeministri Kurti nesër vizitë zyrtare në Tiranë, takimi i parë me Ramën

Një ditë para mbërritjes zyrtare në Shqipëri, zbardhet agjenda e vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tiranë. Fillimisht Kurti do të takojë homologun e tij, Edi Rama me të cilin do të konsumojë një mëngjes pune dhe më pas do të mbajnë një konferencë për shtyp.

Më pas, kreu i qeverisë së re së Kosovës do të takojë kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, presidentin Ilir Meta dhe kryebashkiakun Erion Veliaj. Në axhendën e tij, Kurti do të takojë edhe kryedemokratin Lulzim Basha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy