Përmbytet në Dubai/ Gjoni: Reshjet më të mëdha në 75 vjet, rrugët kryesore dhe shkollat vijojnë të mbyllura

Përmbytet në Dubai/ Gjoni: Reshjet më të mëdha në 75 vjet, rrugët kryesore dhe shkollat vijojnë të mbyllura

Artenida Gjoni konsulentë marketingu në një lidhje skype nga Dubai në “Zgjohu me MCN” ka folur për përmbytjet që goditën Emiratet e Bashkuara ditën e martë si rrallëherë.

Ajo tha reshjet e shiut ishin më të mëdhatë që kishte parë ajo në 8 vite që jeton në Dubai, ndërsa shprehet se konsiderohen si reshje që nuk kanë ndodhur në 75 vite aty.

 Artenida tregon se situata ka ardhur duke u përmirësuar, por ende shkollat vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura dhe po ashtu shumë njerëz nuk kanë nisur të shkojnë në punë për shkak se rrugët kryesore vijojnë të mbeten të bllokuara.

Situata duket pak më e qetë por rrugët kryesore vazhdojnë të jenë të mbyllura, po ashtu dhe shkollat. gjërat po vjen duke u përmirësuar, por njerëzit janë akoma në shtëpi  nuk po shkojnë në punë.

Autoritetet këtej na kanë lajmëruar për një mot të keq dhe pse nuk e dinim se në çfarë përmasash do të ishte, kemi blerë ushqime dhe jemi përgatitur. Disa kompani i kanë detyruar njerëzit të dilnin në punë por nuk e dinin që situata do ishte aq e rënduar.

Hera e fundit që ka qenë një mot i tillë ka qenë 75 vite më parë, në 8 vitet e mia në Dubai skam parë asnjëherë një mot të tillë. Besoj se tani do kenë më tepër kujdes kur ndërtojnë sepse ato nuk janë ndërtuar në bazë të këtij moti. Nuk flitet më shumë për këtë situatë nëse do ndodh diçka e ngjashme.

Është një situatë që i përket shtetit, por në Dubai dëmet nuk konsiderohen shumë të mëdha, për Shqipërinë do ishin dëme kolaterale. Një situatë e tillë besoj se do rregullohet shumë shpejt. Në punë nuk po shkoj sepse rrugët kryesore janë të bllokuara, kanë ende prani të ujit në rrugë.

Njerëzit këtej nuk kanë frikë madje po kërcejnë mbi makina se nuk ndodh shpesh një mot i tillë. Në lagjen time banesat që kanë më shumë probleme janë vilat dhe jo pallatet përveç parkimeve poshtë. Problemi i shtëpisë sime kishte futur ujë nga ballkoni dhe ka ende prezencë të ujit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy