GJKKO ka heque masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, i cili po hetohet për dosjen “Partizani”. Malltezi është liruar nga “arresti në shtëpi”, pasi gjyqtarja ka pranuar garancinë pasurore prej 3 milionë lekësh.
Kujtojmë që Malltezi u arrestua nga policia me urdhër të SPAK në tetor të vitit 2023, në Aeroportin e Rinasit, teksa ishte duke pritur bashkëshorten.
Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.



