Rruga në Obot e përmbytur, 5-vjeçarja qëndron gjithë natën me dhimbje barku e të vjella në banesë (VIDEO)

Rruga në Obot e përmbytur, 5-vjeçarja qëndron gjithë natën me dhimbje barku e të vjella në banesë (VIDEO)

Përmbytjet në zonën e Shkodrës kanë krijuar vështirësi mjaft të mëdha përsa i përket përditshmërisë së banorëve apo nevojave të tyre jetësore. Një vajzë 5-vjeçare në fshatin Obot të Shkodrës, ka qëndruar përgjatë gjithë natës me dhimbje barku e të vjella në banesë.

Rruga e përmbytur ku nuk kalon asnjë lloj makine, është bërë shkak që e vogla të durojë deri në orët e para të mëngjesit. Autoritetet vendore kanë vënë në dispozicion një vakrë, me të cilën është bërë transportimi i fëmijës nga fshati Obot për në Spitalin e Shkodrës, ku edhe të merrte shërbim mjekësor.

Gjendja e saj është stabilizuar në spitalin e Shkodrës, ndërsa autoritetet vendore në këtë qytet, kanë bërë thirrje ndaj qeverisë që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme si pasojë e problemeve që banorët po hasin nga përmbytjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy