Koreano jugorët kanë shkuar në kutitë e votimit me objektivin për të zgjedhur një president antikorrupsion, që të bëjë të mundur paqen me Korenë e Veriut dhe t’i japë fund krizës ekonomike.
Pak orë pas votimit, exit-pollet favorizojnë progresistin Moon Jae-in, lider i Partisë Demokratike. Ai është në avantazh të madh me rivalët e tjerë, madje shifrat janë më optimiste se ato të sondazheve para ditës së votimit. Exit pollet i japin Moon Jae-in 41.4% të votave, ndërsa sondazhet kishin parashikuar 40%. Pas tij vjen Hong Jun-pyo me 23,3%, ndërsa i treti renditet Ahn Ahn Cheol-soo, themelues i Partisë së Popullit me 21% të votave.
Në këtë mënyrë, Koreja e Jugut i jep fund qeverisjes 9-vjeçare të konservatorëve. Një qeverisje kjo që do të ishte 10-vjeçare, nëse presidentja Park Geun-hye nuk do të detyrohej të jepte dorëheqjen pak javë më parë.
64-vjeçari Moon po shihet tashmë si njeriu i shpresës. Ai ka premtuar se do të nisë dialogun me Penianin.
Rivali i tij më i fortë, të paktën sipas sondazheve, mendohej të ishte Ahn Cheol-soo. Ai e kishte përshkruar veten gjatë fushatës si njeriu për të cilin Koreja ka nevojë. Një mjek i kthyer në biznesmen, që më pas u pasurua nga revolucioni informatik dhe programet kompjuterike që e bënë miliarder, nuk ia doli dot. Historia e tij të kujton paska jetën e Donald Trump, por përfundimi rezultoi krejt tjetër. Sipas exit polleve, ai renditet i treti, pa ndonjë shpresë për arritjen e presidencës. / Repubblica.it / G.S. /



