Milo: Regjimi i Asad ishte dobësuar, Siria mund të kthehej në një Afganistan të dytë

Milo: Regjimi i Asad ishte dobësuar, Siria mund të kthehej në një Afganistan të dytë

Ish ministri i Jashtëm Paskal Milo në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar skenarët për të ardhmen e Sirisë dhe qëndrimin e Perëndimit për të cilin u shpreh se zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në vendin tonë duhet të japë një deklaratë për atë që është duke ndodhur atje.

Ai tha se  nuk ka pasur kontroll të plotë të qeverisë Asad në Siri dhe se regjimi i tij ishte dobësuar pasi Rusia dhe Irani ishin të zëna me konfliktet e tyre. Sipas tij Siria mund të kthehej në një Afganistan të dytë.

Ndodh që ngjarje të tilla që mund të jenë të rëndësishëm për vende të caktuara përreth Sirisë si vendet e lindjes së mesme apo vende të mëdha që kanë interesa të caktuara në një zonë të tillë që kanë interes për të mbajtur një qëndrim, por në rastin konkretë Shqipëria nuk është se ka ndonjë lidhje të veçantë historike me Sirinë dhe është e pranueshme që të mos ketë nxitim për të shprehur një pikëpamje të caktuar.

Megjithatë në fund të fundit Shqipëria është vend anëtar i NATOs, një vend që jeton në pellgun e Mesdheut dhe Siria ka dalje në Mesdhe dhe për rrjedhojë nuk është aq larg për të mos pasur interes për atë që po ndodh në Siri.

Mendoj se një deklaratë e zëdhënësit të ministrisë së punëve të jashtme do ishte korrekt dhe i ekuilibruar duke qenë se vendet e mëdha të BE ku ne aspirojmë të anëtarësohemi dhe SHBA kanë përshëndetur rrëzimin e regjimit të Asad për  këtë popull që ka vuajtur kaq shumë.

I pyetur se Assad i rezistoi si pranverës arabe ashtu edhe mësymjes së xhihadistëve dhe luftës civile që zgjat rreth një dekade dhe tani u dorëzua brenda 72 orësh, Milo tha se janë disa arsye, në radhë të parë vetë fakti që pati një vatër të ndezur kryengritëse brenda e cila edhe pse u riaktivizua tani nuk është se s’ka ekzistuar që më parë.

Fakti që kontrolli s’ka qenë i plotë dhe këto qarqe opozitare kanë qenë aty të pranishme dhe sidomos zhvillimet e fundit të lindjes së mesme dhe përreth rajonit bënë që këto forca të shihnin se pozitat e Asadit tashmë ishin të dobësuara sepse dy mbështetësit kryesorë të ti, Rusia dhe Irani i kishin duart e zëna me konflikte të tjera.

Nuk mundej që këto dy fuqi që kishin mbajtur regjimin e Asad në këmbë janë duke përballuar situata të vështira konfliktuale. Siria ka dëshmua se mund të bëhet një Afganistan i dytë në lindjen e mesme se dhe ajo që u quajt pranvera arabe që u përpoq të zbatohej në Siri ngjalli konflikt të ashpër me kosto të lartë njerëzore. Aktualisht forcat që rrëzuan regjimin e Asad do shihet se me çfarë programi ata do vijnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy