
Arlinda Binjaku, drejtoresha e Përgjithshme e Drejtorisë së Pastrimit dhe Gjelbërimit, në studion e “Stay Tuned”, pohoi se mbjellja e 1 milionë pemëve në Tiranë është e vërtetë dhe se ka pasur mosbesim nga ana e qytetarëve. Sipas saj, ato janë arritur të mbillen me donacione nga bashkia dhe donatorë të ndryshëm. "Është e vërtetë që kemi mbjellë 1 milionë pemë. Tiranë është e madhe, ka 27 njësi administrative që kufizohet me qytete tjera, dhe në të gjitha këto njësi ne kemi arritur dhe kemi shkuar dhe kemi mbjellë pemë sikundër dhe gjatë fushatës. Të gjithë kush ka pasur mundësi kanë mbjellë pemë, janë mbi 1 milion pemë, këto janë bërë me donacione, me fondet e bashkisë, nga qytetarët",



