Ministrja e Arsimit Evis Kuishi njoftoi pas mbledhjes së qeverisë njoftoi rritjen e pagave për pedagogët në masën 15%, teksa prej javësh pedagogët vijojnë protestat.
Ministrja e cilësoi si miratimin e një vendimi të rëndësishëm për pagat e gjtihë pedagogëve në vend që pagat të rriten deri në 15%.
7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga universitetet në varësi të buxheteve të tyre me autonominë që gëzojnë që të miratojnë rritjen.
Ky vendim që nxit edhe rritjen e performancës nga vetë universitetet.
Sipas saj, pedagogët kanë mundësi edhe nga programet e kërkimit shkencor të Bashkimit Europian të mbledhin të ardhura, ndërsa kërkoi mirëkuptim që të rriten përpjekjet në mënyrë që të rriten fondet.



