Vaksinimi në "Air Albania", FSHF kërkon qira nga Ministria e Shëndetësisë

Vaksinimi në "Air Albania", FSHF kërkon qira nga Ministria e Shëndetësisë

Federata Shqiptare e Futbollit i ka këruar qira Ministrisë së Shëndetësisë për përdorimin e ambienteve në stadiumin “Air Albania”.

Që prej datës 11 në ambientet e stadiumit po kryehet procesi i vaksinimit ndaj Covid-19 që ende nuk dihet kur do të përfundojë.

Sipas FSHF-së gjatë kohës së përdorimit nga ministria, stadium ka një kosto të konsiderueshme mirëmbajtje dhe për këtë arsye kërkojnë një kontratë qiraje, shuma e së cilës ende nuk bëhet me dije.

FSHF-së  i është premtuar gjithashtu se ambientet e stadiumit do të vihen në dispozicion të tyre para 28 marsit kur do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Angli për eliminatoret e Botërorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy