Rreth 30 familje në zonën e plazhit janë izoluar nga prania e ujit, që ka bllokuar hyrjet e banesave të tyre.
Kanë qenë vetë banorët që e kanë denoncuar këtë fakt, duke kërkuar ndihmë për normalizimin e situatës.
Deri tani situata është kritike. Megjithëse është lajmëruar Shtabi i Emergjencave, një ditë më parë, banorët e këtij pallati në lagjen numër 13 të qytetit po përballen me këtë problematikë.



