GJJKO rrëzon kërkesën/ Avokatët e Berishës largohen nga seanca, procesi vazhdon me avokatë të paguar nga shteti

GJJKO rrëzon kërkesën/ Avokatët e Berishës largohen nga seanca, procesi vazhdon me avokatë të paguar nga shteti

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, deklaroi në një prononcim për mediat se avokatët u larguan nga seanca, pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e tyre për ta çuar çështjen në Gjykatën  Kushtetuese.

Gjykata ka vendosur të caktojë një avokat kryesisht për të vijuar procedurën.

Së fundmi kemi kërkuar që gjykata të marrë iniciativën dhe t’i dërgojë Gjykatës Kushtetuese për interpretim çështjen e kufizimit apo heqjes së lirisë. Gjykata duke qenë në dijeni të kërkesës për përjashtim, mori vendim duke rrëzuar këtë kërkesë tonën dhe ne u larguam nga gjykimi. Gjykata po përdor instrumenta dhe justifikime për të mos na njohur me aktet, por për të përdorur sallën e gjyqit. Seanca e verifikimit dhe ekzekutimit, është një seanca e cila rishikon dhe një herë seancën e mëparshme për caktimin e masës dhe verifikohen dhe një herë kushtet e mëparshme për caktimin e masës. Nuk jemi pjesë e këtij procesi kur nuk kemi këto akte për përcaktimin e masës së sigurisë. Kjo gjykatë shkelëse e Kushtetutës dhe të ligjit, binomi GJKKO dhe SPAK, duan ta vijojnë procesin me avokatin kryesisht, të bëjnë ç’të duan”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy