35-vjeçari Bledi Hasani i dha fund jetës në një poligon në qendër të Tiranës në rrugën “Dervish Hima”, me armën me të cilën do të kryente qitjen.
Gazetari Besmir Pula raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se ngjarja e rëndë u shënua në katin minus 1 të poligonit “Action Target”.
35-vjeçari i ka dhënë fund jetës me armën që do bënte qitje. Ndërkohë nga ana e policisë janë marrë në pyetje personat përgjegjës të poligonit, instruktorët por edhe personat e pranishëm në vendngjarje.
Policia dyshon se bëhet fjalë për vetëvrasje, por veprimet hetimore do të zbulojnë shkaqet dhe motive që detyruan 35-vjeçarin t’i jepte fund jetës, si dhe nëse do ketë përgjegjësi për këta persona.
Aktualisht policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së poligonit të ambienteve të brendshme dhe jashtë.



