Greqia përkrah vendeve që i thonë jo vaksinës Asta Zeneca për të moshuarit

Greqia përkrah vendeve që i thonë jo vaksinës Asta Zeneca për të moshuarit

Komiteti Kombëtar i Vaksinimit do të ndjekë vendimet e marra në Gjermani, Francë, Itali, Poloni dhe Belgjikë, duke ndaluar përdorimin e injeksionit Astra Zeneca për të moshuarit.

Komiteti Kombëtar i Vaksinimit Grek, duke shqyrtuar të gjitha të dhënat e disponueshme shkencore, por edhe arsyetimin e vendimit të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) për miratimin e vaksinës, sipas informacionit të shtypit, nuk pritet t'i "shpëtojë kushtit" dhe do t'i sugjerojë Ministrisë së Shëndetësisë administrimin e vaksinës për njerëzit nën 65 vjeç.

Duke qenë se, deri më sot, sipas mediave greke, Ministria e Shëndetësisë dëgjon me shumë respekt sugjerimet e ekspertëve për çështjen e koronavirusit të ri, nuk pritet të bëjë të kundërtën në këtë çështje thelbësore në lidhje me imunitetin e qytetarëve nga Covid-19.

Sipas njoftimeve për shtyp, anëtarët e Komisionit, të cilët po mblidhen këtë pasdite për të shqyrtuar të gjitha të dhënat e disponueshme shkencore në lidhje me këtë vaksinë, nuk pritet të devijojnë nga vendimet e marra nga kolegët e tyre në Gjermani, Francë, Itali, Polonia dhe Belgjika.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy