
Irani ka mohuar "kategorikisht" çdo lidhje me agresorin e Salman Rushdie, por fajëson vetë shkrimtarin. 75-vjeçari Rushdie, mbeti i plagosur rëndë pasi u godit me thikë në një event në shtetin e Nju-Jork.
Ai është përballur me vite të tëra me kërcënime me vdekje për romanin e tij Vargjet Satanike.
Më herët, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, akuzoi mediat shtetërore të Iranit për për sulmin, duke e quajtur sjelljen e tij "të neveritshme".
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani, Teherani mohoi "kategorikisht" çdo lidhje me sulmin, duke shtuar se "askush nuk ka të drejtë të akuzojë Republikën Islamike të Iranit".
Megjithatë, ai tha se liria e fjalës nuk e justifikon z. Rushdie fyerjen e fesë në librin tij.
"Në këtë sulm, ne nuk e konsiderojmë askënd tjetër përveç Salman Rushdie dhe mbështetësve të tij të denjë për faj dhe madje edhe dënim," tha zëdhënësi gjatë konferencës së tij javore për shtyp në Teheran.
“Irani nuk kishte asnjë informacion tjetër për agresorin e Rushdie përveç asaj që është shfaqur në media”, shtoi ai.



