Anëtari i forcave të mbrojtjes territoriale të Ukrainës, Vladimir Klitschko, ish-kampion i boksit dhe vëllai i kryetarit të bashkisë së Kievit, tha për CNN se trupat ruse kanë sulmuar sot zona në të gjithë Ukrainën, ku objektivi i tyre kryesor është Kievi. Ai paralajmëroi një sulm të fortë ndaj Kievit në ditët në vijim.
Në ditët në vijim, ne presim një sulm të fortë ndaj kryeqytetit. Ata po rigrupohen. Ata po përpiqen të gjejnë strategji të ndryshme dhe po përpiqen të gjejnë rrugën dhe kohën e duhur. Kështu që çdo orë ka rëndësi. Presim një sulm në kryeqytet në çdo moment, veçanërisht në ditët në vijim. Objektivi i tyre është kryeqyteti.
Ne kemi shumë pajisje, pajisje ushtarake dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur, ne po përpiqemi me sa mundim të mposhtim ushtrinë ruse. Nuk e di sa do të rezistojmë, por ne do të qëndrojmë këtu për sa kohë të mundemi. Ajo që është me të vërtetë e nevojshme është mbështetja ndërkombëtare. Duhet të izoloni Rusinë dhe ekonominë ruse!



