Trazirat në Peru, 600 turistë u bllokuan disa ditë në Machu Picchu

Trazirat në Peru, 600 turistë u bllokuan disa ditë në Machu Picchu

Ndërsa Peruja po kalon edhe një herë kohë të errëta që nga arrestimi dhe burgosja e Presidentit Pedro Castillo dhe kaosi mbretëron në malësitë e Andeve, rreth 600 turistë e kanë gjetur veten të bllokuar në kështjellën e famshme Inka në Machu Pichu.

Qyteti i rrënuar është shumë i izoluar dhe vetëm një tren kalon në Aguas Calientes, kampin bazë në Machu Picchu në rrëzë të malit. 

Por që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në vend nga presidenti i përkohshëm, linja hekurudhore është ndërprerë nga demonstruesit.

600 turistët amerikanë, francezë, australianë, gjermanë dhe peruanë u gjendën të bllokuar të martën, të detyruar të prisnin në pasiguri për 5 ditë në dhomat e hotelit pa sendet e tyre.

Një prej turistëve të shpëtuar ditën e djeshme tha se ky udhëtim do të ishte i paharrueshëm.

Machu Picchu ishte i mrekullueshëm, por ne do të kujtojmë ditët e stresit që pasuan. E paharrueshme!

Ministri i Turizmit Luis Fernando Helguero tha se policia dhe forcat e armatosura dhe njerëz për të të riparuar dhe pastruar 29 km rrugë mes Piscacucho dhe Aguas Calientes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy