Shehu: Qeveria shqiptare përgjegjëse për situatën në Kakavijë

Shehu: Qeveria shqiptare përgjegjëse për situatën në Kakavijë

Për situatën e ditëve të fundit në Kakavijë, përgjegjëse është vetë shteti shqiptar- tha në një lidhje skype me edicionin e lajmeve në TvT, ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu. Sipas Shehut, qeveria do të duhej të instalonte atje laborator për të shtuar shpejtësinë e testimeve.

“Qeveria nuk bëri asgjë për të ndërhyrë, pos kumunikimit, ajo ishte përgjegjëse për atë gjendje, ky problem është jo vetëm më Greqinë, por edhe me Italinë, dhe vendet tjera, kjo është peshqesh që ka bërë qeveria me kemmenaxhimin e kësaj situate, qeveria do të instalonte atje labortor, pala greke shtoi numrin e testimeve, u zgjidh për ata që kishin ngel atje, duhet falenderuar palën greke që bëri atë gjë, por pala shqiptare është përgjegjëse që e bëri atë gjendje, dhe për vet izolimin e shqiptarëve në pandemi”.

Shehu, e sheh “shpëtimin” nga kjo pandemi, te një strategji më efikase që do të duhej të kishte zhvilluar qeveria, duke shtuat numrin e tamponëve nga deri 600 sa bën tani në 2500 tamponë gratis në ditë.

“Testime në të gjithë territorin e vendit duhet të ishin bërë, dhe një numër shumë më i lartë testimesh gratis për të pasur një informacion të lartë rreth të infektuarve. Me 600 testime jemi shumë largë asaj që duhet, për tëpasur një panoramë të qartë, duhen deri 2500 testime bë ditë të kremi. Test, identifikim, izolim, dhe të dalim nga ajo krizë në të cilën gjendemi”.

Sipas Shehut, qeveria, që në krye të herës, gaboi duke bllokuar edhe laboratorët të cilët do të ishin ndihmesë në cilësimet e testeve.

“Unë nuk besoj te koncensionari, ata që e bën që ndoqeën rrugën e chek-up kane bërë një dëmtim të rëndë. Shteti shqiptar ti dali për zot këtyre gjërave. Por këtu bënë të kundërtën, i bllokuan laboratorët nuk u lejuan me dhune, krejtësisht e pajustifkuar duke bllokuar, po ti kishin lejuar sot, ne do të ishim më ndryshe më kapacitetet, do të ishim ndryshe me cilësimet e testeve, bllokimi i tyre është një nga shkaqet ku jemi ne sot”.

Në këtë analizë, ish-ministri i shëndetësisë nga rradhët e PD, thotë se mbyllja e vendit nuk është qëllim i mirë dhe si i tillë shkakton kaos akoma më të lartë ekonomik. Përsa i takon mbylljes së shkollave, Shehu u shfaq kundër dhe tha se krahasuar me vendet tjera në rajon, Shqipëria nuk ka ende asnjë strategji të qartë zhvillimore lidhur me fillimin ose jo ti vitit të ri shkollor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy