PD përplaset në KQZ/ Celibashi i jep të drejtë përfaqësuesit të Bashës

PD përplaset në KQZ/ Celibashi i jep të drejtë përfaqësuesit të Bashës

Partia Demokratike ka pasur sot një përplasje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku u mbajt edhe seanca e parë për nisjen e procesit të pjesshëm zgjedhor në gjashtë bashki të vendit.

Me nisjen e seancës, ka qenë Indrit Sefa, përfaqësues ligjor i PD-së, ai i cili ka kërkuar fjalën. Sefa bëri kryetarin me dijeni se strukturat e demokratëve, kanë vendosur atë si përfaqësues ligjor, së bashku me Marash Logun.

Në këtë detyrë më parë, ka qenë Ivi Kaso, i cili ishte i pranishëm në seancë, por këtë herë si përfaqësues i Komisionit të Rithemelimit.

Vetë Kaso, ka parashtruar përpara Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit, argumentin se Lulzim Basha, është shkarkuar me vendim të Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, më 11 dhjetor 2021. Po ashtu, ai ka thënë se vula dhe logoja e PD-së, janë rifreskuar me vendimet e këtij Kuvendi.

Mirëpo, komisioneri Celibashi, duke u bazuar edhe në aktet ligjore të KQZ-së, ka parashtruar faktin se raporti mes institucionit zgjedhor dhe partive politike, është tërësisht institucional.

Ndaj, duke qenë se si e tillë, PD-ja e njohur nga institucionet është ajo e Lulzim Bashës, ai ka njohur Sefën si përfaqësues të demokratëve.

“Me gjithë keqardhjen që kam për këtë situatë do duhet të pranoj që jemi në një marrëdhënie institucionale mes KQZ dhe PD si parti politike ku ai që është përfaqësues ligjor i saj e demonstruar kjo deri më sot nga akte zyrtare ka konsideruar cilët do jenë përfaqësuesit e saj në KQZ, kështu që më duhet t’u them që për juve kjo ishte fjala e fundit në lidhje me këtë çështje dhe me vazhdimin e mëtejshëm të mbledhjes së KQZ dhe opinionet e mendimet e PD në lidhje me këtë akt janë ato që do prezantohen nga Indrit Sefa dhe Marash Logu“, tha Ilirjan Celibashi.

Këtë vendim e ka kundërshtuar Kaso, i cili ka kërkuar edhe bazën ligjore mbi të cilën vendimi është marrw, e cila i është vënë në gatishmëri nga Celibashi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy