Buxheti 2025/ Rabeta: Shumë kosto për PPP-të dhe humbjet në arbitrazh. Pak investime në arsim, shëndetësi e bujqësi (VIDEO)

Buxheti 2025/ Rabeta: Shumë kosto për PPP-të dhe humbjet në arbitrazh. Pak investime në arsim, shëndetësi e bujqësi (VIDEO)

Gazetari Lorenc Rabeta duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV për buxhetin e vitit 2025, tha që afro gjysma e buxhetit do të shkojë për paga dhe pensione, si dhe shpenzime operative, çka nuk është e shëndetshme.

Po ashtu ai vuri në dukje faktin që ka pak investime në arsim, shëndetësi, dhe bujqësi. Rabeta tha që ka shumë kosto sa i përket kontratat koncesionare dhe çështjet e humbura në Arbitrazh. 

Ministri tha që 2 miliard euro i shkojnë skemës së pensioneve, 1,2 miliardë shpenzimeve për pagat e personelit, ku këtë vit kemi patur një rritje masive dhe reflektohet në kostot e buxhetit. 3,3 miliard shkojnë për paga dhe pensione. 700 milionë euro të tjera për shpenzime operative. Deri këtu konsumuam gjysmën e buxhetit. Është një buxhet 8 miliardë euro, por s’është aspak e shëndetshme. Ngelin shumë pak për atë sektor që është përgjegjës për shëndetin afatgjatë që është arsimi i një shteti. Pak investime në arsim, shëndetësi, dhe për rrjedhojë s’parashikojmë një rritje të shëndetshme në terma aftagjatë dhe afatmesëm. Nuk do kemi ndërprerje të kontratave koncesionare tha ministri. Vitin e ardhshëm nisin 5 kontrata të reja koncesionare, që do peshojnë 1 miliard euro në buxhetin e shtetit. Në ligj thuhet që kontratat koncesionare s’mund të kalojnë 5 për qind të PBB-së, por që po shtojnë volumin. Me shumë shqetësim pashë dy momente te buxheti. Vetëm për 2025-ën do kemi një kosto 140 milionë euro për shërbimin e koncesioneve. Disa janë në ndjekje penale dhe vijohet të paguhet. Janë 181 milionë euro thjesht për shërbime të çështjeve të humbura nga shteti shqiptar në Abritrazh. Kemi pak investime në bujqësi, janë parashikuar vetëm 15-16 milionë euro në formë financimi, ndërkohë që bujqëve u mungojnë edhe fondet e IPARD-it”.
 

Ai tha se nuk kemi një skemë të mirëfilltë për pensionet dhe një studim shkencor se ku do të gjenden paratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy