Topuzi: Turizmi në kohë pandemie me vetëm 28 përqind të turistëve krahasuar me vitin e kaluar

Topuzi: Turizmi në kohë pandemie me vetëm 28 përqind të turistëve krahasuar me vitin e kaluar

Periudha e pandemisë, solli vështirësitë e saj në shumë sektorë. Më i prekuri konsiderohet ai i turizmit, i cili sipas kryetarit të Shoqatës së Hoteleri-Turizëm, Zak Topuzi, po përjeton pasoja mjaft shqetësuese. Përmes lidhjes Skype në edicionin e lajmeve në TvT, Topuzi shpalos problematikën e turizmit dhe faktin se sipas tij, muaji qershor, bazuar në shifrat e INSTAT, solli vetëm 28 përqind të numri të përgjithshëm të pushuesve, krahasuar me vitin e kaluar.

“Situata është mjaft shqetësuese jo vetëm këtu, por edhe në botë, problemet në vend se të thjeshtohen, po agravohen më shumë, secili vend i BE po përdor specifikat e tyre. Në Shqipëri, po të marrim shifrat nga INSTAT, kemi në muajin prill hyrje prej 3 për qind të të gjithë hyrjes së turistëve në krahasim me vitin e kaluar, në muajin qershor filloi pak gjallërimi dhe arriti rreth 28 përqind të numrit të përgjithshëm krahasuar me vitin e kaluar. Po të bëjmë një analize gjashtëmujore, jemi 36 përqind të numrit të turistëve që kanë kaluar nëpër Shqipëri, kontigjenti kryesor bëhet nga shqiptarët e Kosovës".

Topuzi, thotë se krahas kësaj, pandemia dhe dëmi që ka shkaktuar në këtë shërbim janë të riparueshme. Mirëpo, ai e cilëson si të pakuptimtë faktin se me gjithë kapacitetin e ulët që po punojnë hotelet, detyrohen të paguajnë taksat që, për to janë shumë mëse të larta.

“Kemi një rritje të shpenzimeve që vjen duke u rritur dhe problemi kryesor janë taaksat lokale, te cilat meqë kapacitetet e hoteleve nuk lejohen të punojnë me kapacitet të plotë, pra nuk duhet te merret taksa  e plotë. Taksa për bregdetin është shumë e lartë për situatën në të cilën, meqe nuk ka pasur klientë të shumtë dhe nuk ka kuptim që kjo taksë të paguhet e plotë në këtë situatë të vështirë, pra janë një sërë problemesh që e vështirësojnë situatën në kohë pandemie”.

Përsa i takon subvencionimit nga shteti të këtij sektori, Topuzi bën një paralele me vendet e rajonit, të cilat sipas tij, janë ndihmuar në masë të madhe nga shteti për ta shpëtuar këtë situatë, ndërkohë që shteti sipas tij, nuk ka ofruar një gjë të tillë. Ai shprehet mjaft pesimist për faktin se fill pas shtatorit, me gjithë krizën pandemike, pritet rritja e numri të të papunëve të sektorit turistik, të cilat do të jenë në numër mjaft të lartë.

“Poqese lidhemi me rajonin, ata kanë bërë politika mjaft ekspansioniste për të shpëtuar këtë situatë, p.sh. Mali i Zi ka aplikuar paketen e tretë me gati 90 milionë euro për industrinë turistike, duke bërë me 50 përqind ulje, të njejtën gjë ka bërë Greqia, Italia, me paketat e tyre me subvencione, sot ne kemi gati gjysmën e puntorëve pa punë, pra me t'u mbyllur nga shtatori, atëhere do të rritet ky numër i punëtorve të papunë dhe do t'i shtohet kontigjentit të njerzve që duan të largohen nga ky vend”.

Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizëm, Zak Topuzi, shprehet se industria turistike është koncentruar tashmë në ofrimin e paketave turistike për shqiptarët me shërbime të plota, ku përpos lëvizjes në bregdet, ka interesim edhe për njohjen në masë të turizmit malor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy