Kush është shënjestra e atentatit të "Don Bosko" (FOTO)

Kush është shënjestra e atentatit të "Don Bosko" (FOTO)

E shkuara e një prej të plagosurve në atentatin e së martës në Tiranë është duke u verifikuar nga drejtues të hetimit, si motivi i vrasjes në Don Bosko.

41-vjecari Edmond Crroji, daja i viktimës në këtë atentat, është i vetmi që ka një të shkuar problematike, duke ngritur dyshime të forta se ai ka qenë objektivi i vrasjes. 

Prokurorët kanë marrë dëshminë e tij, ndërsa vetëm pak orë pas ngjarjes, ata kanë vënë në përgjim numrat e telefonit të personave të përfshire në këtë atentat. 

Por edhe pse veprimet hetimore kanë nisur, prokurorët thanë se nuk kanë përftuar asnjë të dhënë të dobishme për hetimin, ndërsa shprehen se do tju duhet te presin ende, për të zbardhur pamjet filmike te kamerave të subjekete private ne vendgjarje,  për të mesuar më shume rreth autorëve.

12 orë nga ngjarja, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, mblodhi drejtuesit vendorë të policisë, duke kërkuar thellim të veprimeve hetimore, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy