Shpërthim tritoli në një lokal në Lezhë, shkaktohen dëme materiale

Shpërthim tritoli në një lokal në Lezhë, shkaktohen dëme materiale

Një shpërthim ka tronditur Lezhën gjatë natës.

 Objektiv i sulmit me lëndë plasëse ishte një lokal në lagjen Besëlidhja, në bllokun e banimit pranë lumit Drin, në pronësi të Ilir Markuvaj.
Sipas korrespondentit të MCN nga Lezha, nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, policia po kryen të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e autorëve të vendosjes së lëndës plasëse.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Lezhës, para derës së lokalit të mbyllur, të shtetasit I. M., 47 vjeç, është hedhur  lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy