Censi, Kalemaj: Kanë bërë autogol, shifra 2.4 milionë banorë duhet marrë me rezerva (VIDEO)

Censi, Kalemaj: Kanë bërë autogol, shifra 2.4 milionë banorë duhet marrë me rezerva (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se edhe nëse i marrim të mirëqena të dhënat e Censit, shifrat janë tronditëse.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Megjithatë sipas politologut, shifra 2.4 milionë banorë do marrë me rezerva se është e shtatorit të vitit 2023.

Edhe nëse i qëndrojmë faktit që Censi është real dhe pasqyron të dhëna të sakta sa i përket numrit të popullsisë, numrit të banesave e kështu me radhë, nëse e marrim të mirëqenë kemi disa shifra tronditëse.

2.4 do marrë me rezervë se është shifër e shtatorit 2023. Duke iu referuar të dhënave të EUROSTAT, duke iu referuar të dhënave të INSTAT, sa kanë ikur gjatë kësaj periudhe, se 48 mijë kanë ikur të regjistruar, llogarit dhe ata që kanë ikur në forma klandestine dhe jo vetëm, i bie të jemi 100 mijë mangut këtij numri, pra numrit të raportuar të këtij Censi në shtator të 2023.

Në 1979 figurojmë që kemi qenë 2.6 milionë banorë, ndërkohë që Shqipëria e 1944-1945 e gjeti Shqipëri me 800-850 mijë banorë. Krahasuar me këtë shifër ne jemi vetëm 200 mijë më pak. Do mbajë njeri përgjegjësi për këtë politikë demografike?

Si ka mundësi që në krahasim me Censin e 2011 dyfishohet numri i banesave, apartamenteve, ndërkohë që kemi një rënie kaq drastike të popullsisë. Në rastin më të mirë nëse i marrim të mirëqenë këto shifra  tregon që s’kemi pasur fare politika zhvillimore afatgjatë.

Kryqëzuar me shifra të tjera po të raportuara nga INSTAT nga Banka e Shqipërisë, tregon që këto 8 milionë metra katrorë që janë bërë vitet e fundit, 90% në Tiranë nuk kanë rentabilitet ekonomik.

Kemi rreth 70% të rritjes ekonomike vjetore 2 zëra, ndërtimi dhe imobilaret. D.m.th që ne kemi një rritje ekonomike tërësisht fiktive, që tregon që pastrohet para, se nuk ka korrelacion kjo as me të ardhurat mujore që marrin shqiptarët.

Kanë bërë autogol me këtë gjë.

E katërta. Po lexoja diku se kjo na merr pak në qafë, se nga njëra anë na nxjerr mirë. Jo vetëm që e paskemi tejkaluar tranzicionin, por duke qenë  vend me të ardhura të mesme dhe të larta do kemi dëme kolaterale të tjera do kemi më pak financime të huaja më pak ndihma të huaja, më pak grante. I intereson Ramës për ta shfaqur Shqipërinë si vend me mirëqenie të lartë, por është dëmsjellëse sa i përket fashave të gjëra të popullsisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy