Përkujtohet 5 Maji/ Rama, Nikolla dhe Veliaj homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”

Përkujtohet 5 Maji/ Rama, Nikolla dhe Veliaj homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”

Është përkujtuar sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të atdheut.

Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë vendosur kurora me lule tek “Varrezat e Dëshmorëve”.

Po ashtu homazhe kanë bërë ashtu si çdo vit edhe familjarë të të rënëve.

Presidenti Bajram Begaj nuk ishte vetë i pranishëm në Monumentin “ Nëna Shqipëri”, por në emër të tij u vendos një kurorë me lule.

“Ata sigurisht që e deshën jetën e tyre, por më shumë deshën atdheun, ndaj dhe u martirizuan për atë që ne gëzojmë sot, lirinë. Kurajo, patriotizmi, shpirti i tyre i sakrificës deri në dhënien e jetës, kanë e do të kenë përjetësisht nderimin tonë. Lavdi dëshmorëve të Atdheut”, shkroi Begaj në një postim në rrjetin social “Facebook’.

Dita e Dëshmorëve e ka zanafillën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa.

Në këtë ditë përkujtohen të gjithë ata që sakrifikuan jetën për lirinë dhe të drejtat e çdo qytetari shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy