Bardhezi dhe pa makijazh, kalendari "Pirelli" thyen traditën (FOTO)

Bardhezi dhe pa makijazh, kalendari "Pirelli" thyen traditën (FOTO)

Për të dytin vit me radhë, “Pirelli” ka thyer traditën e vjetër të kalendarëve me femra seksi. Vitine  kaluar, fotografes Annie Leibovitz iu besua një projekt i ri: ai i fotografimit të grave të të gjitha moshave, të cilat janë bërë frymëzim për shumë njerëz. Në 2015-n, për aparatin e saj pozuan emra si Yoko Ono, Serena Williams dhe Patti Smith.

Këtë vit, Peter Lindbergh do të realizojë 3 kalendarë. Projekti “The Call” përfshin emra si Nicole Kidman, Lupita Nyong'o, Uma Thurman, Lea Seydoux, Rooney Mara, Kate Winslet, Robin Wright, Julianne Moore, Alicia Vikander, Charlotte Rampling, Zhang Ziyi, Penelope Cruz, Jessica Chastain dhe Helen Mirren. Mes grave të përzgjedhura është edhe Anastasia Ignatova, një profesore e teorisë së politikës në Moskë. Për këtë set, të gjitha femrat e përzgjedhura do të pozojnë pa makijazh dhe bardhezi. Fotot nuk do të modifikohen me asnjë program. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy