Lindjet në Japoni shënojnë nivelin më të ulët të të gjitha kohërave

Lindjet në Japoni shënojnë nivelin më të ulët të të gjitha kohërave

Numri i foshnjave të lindura në Japoni në vitin 2022 ra në një rekord të ulët për të shtatën vit radhazi, duke rënë nën 800 mijë, për herë të parë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1899.

Janë këto të dhënat e publikuara nga qeveria të martën. Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i lindjeve ra me 5.1 për qind, në 799.728.

Kjo rënie vjen shumë më herët se një parashikim i qeverisë i vitit 2017 që thoshte se lindjet do të bien nën 800 mijë në vitin 2033.

Ndryshimet e stilit të jetesës që vijnë nga pandemia e zgjatur e COVID-19 dhe një tendencë në rritje e njerëzve që martohen më vonë mendohet se kanë përkeqësuar shkallën e lindshmërisë.

Sa i përket numrit të vdekjeve në Japoni në vitin 2022, shifra arriti një rekord prej 1.582.033, duke u rritur me 129.744.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy