Transporti urban/ Mema: Në vend që të diskutojmë për strategji afatgjate, prej tre muajsh jemi ende në pritje të subvencioneve (VIDEO)

Transporti urban/ Mema: Në vend që të diskutojmë për strategji afatgjate, prej tre muajsh jemi ende në pritje të subvencioneve (VIDEO)

Rreth tre muaj më parë transporti urban ishte në grevë dhe kërkoi nga qeveria rimbursimin e biletës, të abonese, naftës dhe për personat me librezë.

Kanë kaluar tre muaj, dhe tashmë gjendja pothuajse është e njëjtë.

Për kreun e Unionit të Transportit Urban, Dashnor Mema, i ftuar në “MCN live”, në vend se të diskutohet për strategji afatgjatë, prej tre muajsh ata ende nuk kanë marrë asnjë subvencion të premtuar nga shteti.  

Ne aktualisht jemi në fazë e premtimeve, sepse asnjë nga operatorët nuk ka marrë asnjë lloj subvencioni, asnjë suport në strukturën e transport urban.

Në kushtet që jemi, sot pas 3 muajsh, në vend se të diskutojmë për strategji më afatgjate, më funksionale, ne jemi ende në kushtet kur po tentojmë të marrim subvencionet e premtuara. Nëse nuk ndiqet një politike menaxhuese e mirë, ne sot assesi s’mund të kemi një transport funksional për qytetarët.

Të gjithë operatorët mezi po i mbajnë linjat, jemi në pikën më të keqe që kemi qenë ndonjëherë, nafta vazhdon të ketë ulje-ngritje, dhe frika jonë vazhdon të jetë.

Mema, thotë se asgjë me shumë se premtime nuk janë plotësuar deri më tani.

Dhe për pasojë, reduktimet e flotës së autobusëve janë mëse te domosdoshëm, për të mbijetuar vet operatorët.

Nga takimet që kemi pasur me qeverinë qendrore e lokale, na është premtuar që qeveria ka një fokus më të veçantë, por nga ai takim, nuk kemi pasur asnjë ndryshim.

Operatorët nga pamundësia nuk po mund të nxjerrin tërë flotën e autobusëve në funksion, ka me 60-70% që e kanë nxjerr, ka nga ato më të voglat që operojnë me 50%.

Nga takimet për subvencionet që kishim do jenë për tre muaj, dhe ende jemi në fazën e premtimeve, dhe do duhej të flisnim për një moment të dytë, se çfarë do të bënim pas tre muajsh, por jemi ende në fazën e diskutimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy