Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një aksion të gjerë në kuadër të dosjes “AKSHI”, duke sekuestruar 52 pasuri me vlerë të përgjithshme rreth 40 milionë euro.
Mes aseteve të bllokuara janë prona të lidhura me persona të dyshuar si Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, si dhe pasuri të tjera që dyshohet se burojnë nga veprimtari të paligjshme.
Hetimet kanë përfshirë gjithashtu edhe emra të tjerë, ndërsa janë sekuestruar vila, troje, biznese dhe llogari bankare. Një pjesë e pasurive i përkasin edhe individëve si Gëzim Hoxha, Mirlon Suli, Gentjan Likaj dhe Arjola Koromani dhe të tjerë të përfshirë në këtë çështje.
Gazetari Arsen Rusta, në një raportim për MCN Live, bëri të ditur se hetimi është zgjeruar dhe lista e personave nën verifikim është shtuar.
Bëhet fjalë për një vendim të firmosur më 20 prill, në kuadër të një hetimi të nisur prej kohësh dhe që po vijon nën drejtimin e prokurorit Klodian Braho për dosjen ‘AKSHI’. Në këtë material prej 52 faqesh përmenden shtetas të dyshuar si Ermal Beqiri, Gëzim Hoxha, Mirlon Suli, Gentjan Likaj dhe Arjola Koromani, së bashku me kompanitë e tyre.
Nga deklarimet e Daniel Shimës dhe shtetasve të tjerë, përfshirë edhe një shtetase gjermano-shqiptare, ka rezultuar se një portofol i konsiderueshëm pronash, nga ara dhe troje, deri te biznese e vila janë sekuestruar. Gjithashtu janë ngrirë edhe shuma të konsiderueshme parash në llogari bankare.
Hetimet kanë nxjerrë në pah dyshime për falsifikim dokumentesh, korrupsion dhe pastrim parash si dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm, çka ka çuar SPAK në vendimin për ngrirjen e këtyre aseteve. Çështja ka nisur që në vitin 2023 dhe ka vijuar me dyshime për shantazh dhe intimidim të partnerëve.
Po ashtu, në hetim janë përfshirë edhe disa subjekte juridike, përfshirë kompani si “Communication Progress”, “Soft & Solution”, “First”, “Fasttech”, “Horizon” dhe “Fast & Fresh”, të cilat dyshohet se janë përdorur për të realizuar transaksione dhe përfitime të dyshimta financiare.
Një pjesë e hetimit lidhet edhe me pasuritë e personave të përfshirë, ku janë evidentuar dyshime për pasuri të pajustifikuara dhe transaksione të dyshimta financiare, përfshirë kalime fondesh në mënyrë indirekte përmes kompanive të lidhura.
Brenda 5 ditësh, personat e dyshuar duhet të paraqiten në Prokurorinë e Posaçme dhe në gjykatë. Sipas SPAK, këto pasuri dyshohet se kanë burim të paligjshëm dhe tashmë u takon personave të përfshirë të provojnë të kundërtën.
SPAK vijon hetimet për të zbardhur plotësisht skemën dhe për të dokumentuar përgjegjësitë penale të çdo personi të përfshirë, ndërsa vendimi i GJKKO konsiderohet një hap i rëndësishëm në avancimin e këtij procesi.
Pasuritë e sekuestruara të Mirlinda Karçanaj
– Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga“Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;
– Pasuria me vendndodhje në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;
– Pasuria me vendndodhje në Qerret Kavajë;
– Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;
– Autoveturë Volksëagen, modeli Tiguan;
– Llogari bankare në BKT
– Disa Llogari bankare në OTP Bank
Pasuritë e sekuestruara të Ergys Agasit
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje në QehaShytaj, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje nëQeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje nëQeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;
– Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;
– Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;
– Pasuria me nr.47/215, e llojit truall, me vendndodhje nëzonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², Durrës;
– Pasuria e llojit ndërtesë, me vendndodhje në ZK 8518 me sip. totale 165 m2;
– Pasuria e llojit apartament, Durrës;
– Pasuria e llojit garazh, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit truall;
– Pasuria me nr.6/756, truall;
– Pasuria e llojit, apartament;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit apartament;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit truall dhe ndërtesë, Gjilek, Vlorë;
– Automjet Land Rover Defender 2023;
– Subjekti “E.A.S;
– Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT;
Pasuritë e sekuestruara të Ermal Beqirit
– Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;
– Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;
– Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;
– Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë
– Apartament në Golem, Kavajë;
– Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;
– Subjekti “S.S” sh.p.k.;
– Subjekti “H” sh.p.k.;
– Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”;
– Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;
– Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve;
Gëzim Hoxha
– Sekuestrim i shumës 123,629,664 ALL në subjektin “FASTECH” sh.p.k.;
Andis Papa
– Sekuestrim i shumës 410,595,663 ALL në subjektin “FASTECH shpk";
– Sekuestrim i shumës 94,423,883 ALL në subjektin “FASTECH shpk”;
Elision Jorgji
– Sekuestrim i shumës 100,840,264 ALL në subjektin “FASTECH shpk”;



