Identifikimi i hershëm i kancerit, shenjat mund t’i dallojmë vite përpara simptomave

Identifikimi i hershëm i kancerit, shenjat mund t’i dallojmë vite përpara simptomave

Shkencëtarët në universitetin e Kembrixhit kanë njoftuar se mund të identifikojnë ndryshimet qelizore kanceroze në trupin e njeriut shumë herët, përpara se ato të kthehen në tumore.

Shkencëtarët janë të fokusuar për gjetjen e mënyrave të trajtimit të tumoreve përpara se të shfaqin simptoma. Sipas tyre, sa më herët të zbulohet, aq më shumë mundësi kurimi ka.

Zhvillimi i kanceri mund të vazhdojë me vite, ndonjëherë për një ose dy dekada, përpara se simptomat të shfaqen te pacientët. Pastaj mjekët zbulojnë se po luftojnë me një tumor që është përhapur gjerësisht në trupin e pacientit. Kemi nevojë për një qasje të ndryshme sot, e cila mund të zbulojë rrezikun e kancerit që herët, duke përdorur teste për një numri të madh njerëzish.

Deri më tani, ekipi studimor në Kembrixh ka zhvilluar disa metoda. Një nga ato është duke gëlltitur një pilule e cila mbledh qelizat e ezofagut.

Sipas shkencëtarëve, kjo pilulë në fazë eksperimentale, jep paralajmërim të hershëm se personai që kryen testin është në rrezik të hershëm të kancerit të ezofagut dhe duhet të monitorohet.

Për shumë qytetarë kurimi ndaj sëmundjeve kanceroze është bërë gjithnjë e më i shtrenjtë, zbulojnë statistika në mbarë Evropën.

Për shkencëtarët e grupit në Kembrixh, këto kura shpesh veçse i zgjasin jetën me disa javë pacientit, me një kosto prej dhjetëra mijëra paundësh, ndaj ka ardhur koha për të sjellë një shpikje të re dobiprurëse për njerëzit.

Një qasje tjetër për identifikimin e hershëm fokusohet te mostrat e gjakut. Deri më tani, pas studimeve të thelluara, ka pasur diagnostikim të hershëm për disa persona, duke zbuluar ndryshime gjenetike në gjakun e një personi më shumë se një dekadë përpara se ata të fillojnë të shfaqin simptomat e leuçemisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy