Xhadat: Bashkia e Malësisë së Madhe, shërbim katering për iftar

Xhadat: Bashkia e Malësisë së Madhe, shërbim katering për iftar

Bashkia e Malësisë së Madhe ka zhvilluar tenderin me objekt "Shërbim katering për një darkë iftari" me vlerë  rreth 2.4 milionë lekë. Në iftarin që do të shtrohet me rastin e muajit të Ramazanit, do të ketë 150 të ftuar. Në tender thuhet se operatori ekonomik duhet të siguroj ushqime të fresketa e të kontrolluara  dhe  pijet brenda afatit të skadencës.Ushqimi për çdo person do të jetë: Petulla me mjaltë dhe djathë, sallatë mikse,supë me mish viçi, pilaf me mish viçi, kos, ëmbëlsirë te ndryshme si kasatë hallmë ose treleqe .Në këtë rast është fjalë përëmbëlsirën e njohur italiane treleçe. Ne çmim përfshihen  nga tre pije joalkolike  për çdo person. Një nga kriteret e tenderit ishte vërtetimi që operatori ekonomik duhet të kishte  realizuar gjatë tre viteve të fundit shërbime të ngjashme në një ent publik apo privat.

Nga kërkimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit subjekti që ka fituar këtë tender, BORIS 2019 nuk është një restorant, por ofron shërbime nga më të ndryshmet. Ndonëse është hapur në vitin 2019 vetëm gjatë dy viteve të fundit ai ka fituar 11 tendera në këtë bashki.

Bashkia  e Malësisë së Madhe ka zgjedhur që edhe darkën e iftarit t`ja shtroj kompania ku ka blerë uniforma për zjarrëfikëse, veshje sportive, furnizim me ushqim për konviket e Tamarës, stufa me dru, xhama për shkolla e shumë produkte të tjera.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy